Nga Ebi Seid El-Huderiu transmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: “Nga ata qė kanė qenė para
jush, ka qenė njė njeri qė i ka mbytur 99 veta. Pastaj kėrkoi njeriun mė tė ditur nė sipėrfaqe tė tokės. Atė e drejtuan
te njė prift, tė cilit i shkoi dhe e pyeti: “Pėr njė qė ka mbytur 99 veta, a ka teube?” Ai iu pėrgjigj: “Jo.”
E ky edhe kėtė e mbyti
dhe i plotėsoi njėqind. Pastaj prapė kėrkoi njeriun mė tė ditur nė
sipėrfaqe tė tokės. E drejtuan te njė njeri i ditur dhe e pyeti: “Pėr njė njeri qė i ka mbytur njėqind veta, a
ka teube pėr tė? Ai iu pėrgjigj: “Po, e kush
mund ta ndajė atė nga teubeja?!” Pastaj vazhdoi: “Shko nė filan vend, nė tė cilin ka njerėz qė i bėjnė ibadet Allahut dhe adhuro Allahun sė bashku me ta, e mos u kthe nė vendin tėnd, se
ai ėshtė vend i fesatit.” Mori rrugėn dhe, pasi e kaloi gjysmėn e rrugės, i erdhi vdekja. Atėherė ranė nė dilemė
melaiket e rahmetit dhe melaiket e dėnimit. Melaiket e rahmetit thanė: “Ai u pendua dhe u drejtua me zemrėn e tij
kah Allahu.” Melaiket e dėnimit thanė: “Ai kurrė njė punė tė mirė s’e ka bėrė.” Atėherė u erdhi
njė melek nė formė tė njeriut dhe e bėnė ndėrmjetėsues tė tyre. Ai u tha: “Mateni largėsinė mes dy vendeve
dhe, te cili ėshtė mė afėr, atij i takon. Kur e matėn, e panė se ėshtė mė afėr vendit ku dėshironte tė shkonte dhe e morėn
melaiket e rahmetit.”
Transmeton Buhariu, Muslimi
Nė njė transmetim tjetėr tė vėrtetė
thuhet: “Ka qenė mė afėr fshatit tė mirė pėr njė pėllėmbė dhe u konsiderua prej tyre” Kurse nė njė transmetim
tjetėr, gjithashtu tė vėrtetė, thuhet: “E urdhėroi Allahu njėrin fshat tė largohet e tjetrin tė afrohet dhe u tha:
“Mateni largėsinė e tė dyve”, dhe e panė se ėshtė mė afėr fshatit pėr njė pėllėmbė, ashtu qė iu falėn gjynahet.”
Po, po
kush mund ta ndajė atė nga teubeja?! E ti qė dėshiron tė pendohesh, a mos tė duken gjynahet e tua mė tė mėdha
se tė kėtij personi tė cilit Allahu ia fali?! Kurrsesi, atėherė pse dėshpėrohesh?!
Por
ēėshtja, more vėlla musliman, ėshtė edhe mė e ēuditshme se kjo. Studio pak Fjalėn e Allahut:
“Ata qė pėrveē
Allahut nuk lusin ndonjė zot tjetėr dhe nuk mbysin njeriun qė e ka ndaluar Allahu, por vetėm kur e meriton, nė bazė tė drejtėsisė,
dhe nuk bėn kurvėri, ndėrsa kush e punon kėtė, ai e gjen ndėshkimin. Atij i dyfisho-het dėnimi Ditėn e Kijametit dhe
aty mbetet i pėrbuzur pėrgjithmonė. Pėrveē atij qė ėshtė penduar dhe ka bėrė vepra tė mira, Allahu ua
shndėrron tė kėqijat nė tė mira. Allahu ėshtė Mėshirues, ndaj ai fal shumė” (Furkan: 68:70)
T’i hedhim njė shikim Fjalės
sė Tij: “Tė tillėve Allahu ua shndėrron tė kėqijat nė tė mira”, na e bėn tė qartė sa i mėshirshėm ėshtė Allahu ndaj nesh. Dijetarėt thonė se shndėrrimi kėtu ėshtė dy llojesh:
I pari: Shndėrrimi i vetive tė kėqija
nė veti tė mira ashtu siē shndėrrohet shirku nė iman, zinaja nė nder dhe pastėrti, gėnjeshtra
nė drejtėsi, tradhtia nė besueshmėri, e kėshtu me radhė.
E dyta: Shndėrrimi i tė kėqijave me
tė mira Ditėn e Kijametit. Mendo pak nė Fjalėn e Allahut: “Ua shndėrron Allahu tė kėqijat nė tė mira.” Ai nuk
tha: “Ēdo tė keqe do ta shndėrrojmė me ēdo tė mirė qė do
tė bėjnė, sepse ato mund tė jenė mė pak, baraz apo mė shumė me numėr apo me peshė, po kjo matet sipas sinqeritetit tė
tė penduarit dhe vlerės sė pendimit tė tij. Po a ka nimet mė tė madh se ky? Tani shiko sqarimin e kėsaj
dhuntie hyjnore nė kėtė hadith tė bukur:
Nga Abdur-rahman bin Xhubejri transmetohet
se Ebi Tavil Shatb el-Memdudi i ka ardhur Pejgamberit alejhi selam, kurse nė disa versione tė tjera thuhet: “I
ka ardhur njė plak i shtyrė nė moshė, saqė vetullat i kishin rėnė mbi sy, i mbėshtetur nė shkop, iu afrua Pejgamberit alejhi
selam dhe i tha: “Mė trego pėr njė njeri qė i ka bėrė tė gjitha gjynahet dhe nuk ka lėnė asgjė prej tyre pa punuar,
pra i ka bėrė tė gjitha, qofshin tė vogla apo tė mėdha.” Nė njė version tjetėr: “ka bėrė ēdo gjė qė i ka ardhur
nė dorė, saqė, sikur tė shpėrndahej gjynahu i tij nė mes banorėve tė tokės, prapė do
t’i shkatėrronte ata.) A ka vend pėr pendim? Alejhi selami tha: “A je bėrė musliman?”
Njeriu tha: “Sa mė pėrket mua, unė dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr veē Allahut
dhe se ti je i Dėrguari i Allahut.” Atėherė Resulull-llahu i tha: “Bė vepra tė mira dhe lėri tė kėqijat,
ashtu qė Allahu tė t’i shndėrrojė tė gjitha nė tė mira.” I mahnitur i tha: “Edhe tradhtitė edhe krimet e
mia?!!!” Pejgamberi iu pėrgjigj: “Po!” Atėherė njeriu filloi tė brohorasė: “Allahu Ekber!”, dhe vazhdoi kėshtu derisa humbi nga shikimet tona”
Transmeton Taberaniu dhe Bezzari
Tani disa nga tė penduarit mund tė
pyesin: Unė, derisa isha nė rrugė tė humbur, nuk kam falur namaz, isha jashtė bazave islame, por i kam bėrė disa
vepra tė mira. A mė llogariten edhe pas pendimit apo i ka marrė era?!
Edhe pėr tė ka pėrgjigje: Transmetohet
nga Urve ibni Zubejri se Hakim ibni Hazami e ka lajmėruar se ai i ka thėnė Pejgamberit alejhi selam: “O Resulull-llah,
ē’thua pėr disa punė me tė cilat doja tė arrija sevap nė xhahilijjet, siē ėshtė sadakaja, lirimi i robėrve dhe vizita
e farefisit, a ka pėr to shpėrblim?” Pejgamberi alejhi selam iu pėrgjigj: “Kur je bėrė musliman, i ke marrė
edhe tė gjitha tė mirat qė i ke bėrė mė parė.”
Transmeton Buhariu
Gabimet
falen, tė kėqijat shndėrrohen nė tė mira, tė mirat e kohės sė xhahilijjetit po pėrcillen te personi edhe pas pendimit, atėherė
ēka mbeti?!!!