PENDOHU O ROB I ALLAHUT

PASTHENIE
Home
Parathenie
VĖSHTRIM NĖ RREZIKUN
KUSHTET E PENDIMIT
PENDIMI I MADH
PENDIMI I FSHIN TĖ KALUARAT
A MĖ FAL ALLAHU?
TEUBEJA E VRASĖSIT TĖ NJĖQIND VETAVE
SI TĖ VEPROJ KUR BĖJ GJYNAH
KEQBĖRĖSIT MĖ PENGOJNĖ
ATA MĖ KĖRCĖNOHEN!
GJYNAHET MA NGULFASIN JETĖN
A TĖ PRANOJ?
FETVA TĖ RĖNDĖSISHME PĖR TĖ PENDUARIT
PASTHENIE

PASTHĖNIE

O rob i Allahut, Allahu e ka tė hapur derėn e teubes, a mendon tė strehohesh? Ja se ēka thotė Pejgamberi alejhi selam: “Vėrtet, teubeja ka njė derė, dy krahėt e sė cilės ja­nė tė gjerė sa lindja dhe perėndimi (sipas njė versioni tje­tėr: Gjėrėsia e saj ėshtė sa shtatėdhjetė vite ecje). Nuk mbyllet derisa tė lindė Dielli nga perėndimi.”

Transmeton Taberaniu.

Sipas njė hadithi tjetėr, Allahu thėrret: “O robėrit e Mi, ju bėni gjynahe natėn dhe ditėn, e Unė (mund) t’i fal tė gjitha gabimet. Kėrkoni falje prej Meje qė t’u fal juve.”

Transmeton Muslimi.

 A ke bėrė istigfar?!

Allahu e zgjat Dorėn natėn qė t’ia falė njeriut gabimet e ditės. Dhe e zgjat Dorėn ditėn qė t’ia falė njeriut gabimet e natės. Allahu e do atė qė kėrkon falje, a je drejtuar me fal­je kah Ai?

Pėr Allahun, janė shumė tė ėmbla fjalėt e tė penduarit kur thotė:

“Tė lutem Ty me Madhėrinė Tėnde dhe pėrulshmėrinė ti­me. Nėse nuk mė mėshiron, tė lutem, me fuqinė Tėnde dhe do­bėsinė time dhe me panevojshmėrinė Tėnde ndaj meje dhe nevojėn time tė madhe ndaj Teje. Ja ku ėshtė balli im (aludon nė sexhde) me gėnjeshtrat dhe gabimet e mia para Te­je. Robėr pėrveē meje Ti ke shumė, pėrveēse unė nuk kam zotė­ri tjetėr pėrveē Teje. Nuk kam strehim dhe shpėtim pos nė Ty. Tė lutem me lutjen e tė ngratit dhe tė pėrulem me pėr­uljen e tė nėnshtruarit duarthatė. Tė lutem me lutjen e tė frikėsuarit tė verbėr dhe me lutjen e atij qė e ka pėrulur qa­fėn pėr Ty, e ka lėshuar pėrdhe hundėn pėr Ty, i janė pėr­lo­tur sytė pėr Ty dhe e ka nėshtruar zemrėn pėr Ty.”

Thellohu nė tregimin e mėposhtėm dhe nė urtėsinė e tij sa i pėrket teubes:

“Tregohet se nje njeri i devotshėm duke ecur rrugės pa njė derė qė u hap. Nga ajo doli njė fėmijė duke qarė dhe duke kėrkuar ndihmė. Pas tij shkonte nėna e tij duke e ndje­kur, derisa e pėrzuri. Ia mbylli derėn para syve tė tij dhe u kthye. Fėmija shkoi jo fort larg e pastaj u ndal dhe mendoi. Pa se nuk ka strehim pėrveēse nė shtėpinė e tij prej nga edhe doli, pa se askush nuk kujdeset pėr tė, veēse nėna e tij. U kthye me zemėr tė thyer dhe tė pikėlluar. Kur u kthye, derėn e gje­ti tė mbyllur. Atėherė u shtri para derės e faqja e tij prekte pra­gun, kurse gjumi e zuri duke i rrjedhur lotėt njė pas njė. Pas njė kohe doli nėna e tij; kur e pa nė kėtė gjendje, hodhi veten mbi tė dhe e shtrėngoi fort. Filloi ta puthė dhe tė qajė duke thėnė: “O biri im, ku mund tė shkosh pa nėnėn dhe kush tė ndihmon veē meje? A tė kam thėnė mos mė kundėr­shto dhe mos mė detyro tė tė dėnoj e tė veproj kun­dėr na­tyrės qė ma dha Allahu, me mėshirė dhe dashuri ndaj teje?” Pastaj e mori dhe hyri brenda. Por, Pejgamberi alejhi selam thotė: Allahu ėshtė mė i Mėshirshėm ndaj robėrve tė Vet se kjo nėnė ndaj fėmijės sė saj.”

Transmeton Muslimi

Ku ėshtė mėshira e nėnės nė krahasim me mėshirėn e Allahut, e cila ka pėrfshirė ēdo gjė? Allahu gėzohet kur robi i drejtohet me teube Atij. Ne nuk guxojmė ta marrim nėpėr kėmbė tė mirėn e Allahut, i Cili gėzohet pėr pendimin e robit tė Vet mė tepėr sesa njė njeri qė, gjatė udhėtimit tė tij nė njė vend tė shkretė, ndalet nė njė vend tė pasigurt, ndėr-kohė qė me vete ka kafshėn (bartėsen) nė tė cilėn gjendet ushqimi dhe pija e tij. U ndal tė pushojė nėn hijen e njė peme. Koka iu pėrkul dhe bėri njė gjumė nėn kėtė pemė. Kur u zgjua, pa se kafsha e tij e kishte lėnė dhe filloi ta kėrkojė. Iu ngjit njė kodrine qė tė shikojė, por nuk pa gjė, pastaj iu ngjit tjetrės, por edhe nga ajo nuk pa gjė. Kur nga lodhja e kaploi vapa dhe etja, tha: “Do tė kthehem te vendi ku isha dhe do tė shtrihem aty derisa tė vdes.” Iu kthye pemės dhe u shtri nėn hijen e saj i mėrzitur dhe i pashpresė pėr kafshėn e tij. Deri­sa ishte i shtrirė, rastėsisht ngriti kokėn, kur: kafsha i qėn­dronte para syve duke tėrhequr frerėt e veta. Mbi te ishin edhe ushqimi edhe pija, e ai e kapi pėr freri. Pra, Allahu gėzohet mė tepėr pėr teuben e besimtarit sesa ky njeri pėr kafshėn dhe ushqimin e tij. (Hadithi i vėrtetė)

Dije vėlla i dashur, se kur i penduari i sinqertė ėshtė me Allahun, gjynahu i tij i shkakton thyerje nė zemėr dhe turp para Tij, kurse dėnesja (nga dhimbsuria dhe lotėt) e tė pen­duarit ėshtė e dashur te Zoti i Gjithėsisė.

Derisa robi besimtar i ka vėnė gjynahet e tij nė dritė tė syve dhe i pėrjeton me keqardhje dhe pendim, gjynahet e tij do te zėvendėsohen me adhurim dhe vepra tė mira, aq sa ndoshta edhe shejtani thotė: “Ah i mjeri unė, mė mirė do tė ishte sikur mos ta kisha futur nė kėtė gjynah!” Andaj edhe disa tė penduar bėhen mė tė mirė pas gjynahut.

Allahu nuk heq dorė nga robi i vet asnjėherė, nėse ai i drejtohet dhe pendohet para Tij. Tė marrim shembull njė dja­lė qė ka jetuar nėn prehėrin e babait tė tij, me tė gji­tha tė mirat si nė ushqim, veshmbathje dhe edukatė, dhe babai i tij ėshtė pėrpjekur pėr tė gjitha nevojat. Njė ditė ba­bai e dėrgon pėr njė nevojė tė tij. Nė rrugė i del njė gra­bit­qar dhe e robėron. E merr me vete dhe e dėrgon nė ven­din e tij. Atje fillon tė sillet shumė keq me tė saqė fillon edhe ta rrahė. E ky gjithmonė kujtonte sjelljen e mirė tė ba­bait dhe, sa herė qė i kujtohej edukata dhe mirėsitė e tij, nga zemra i shpėrthente pikėllimi dhe mėrzia.

Sa ishte nėn robėrinė e kėtij grabitqari, prej tė cilit edhe e priste edhe fundin, ktheu shikimin kah vendlindja e tij kur pa se babai po i afrohet afėr. Atėherė vrapoi dhe e pėrqafoi shtrėngueshėm duke kėrkuar ndihmė: “O baba! O baba! Shihe birin tėnd nė ēfarė gjendje ėshtė!” Lotėt i ridhnin gurrė mbi faqet e babait tė tij nga pėrqafimi, kurse armiku po i afrohej pėr ta marrė. Kur e pa atė, filloi ta shtrėngojė babain e tij edhe mė tepėr dhe nuk e lėshonte.

Ēka mendon, a mund t’ia dorėzojė prindi birin e vet gra­bit­qarit nė kėtė situatė dhe tė ndahet prej tij?! Kurrsesi! E ēka mendon atėherė pėr Atė qė ėshtė mė i mėshirshėm me robin e Tij sesa babai me birin e tij apo nėna me birin e saj. Lum ai rob qė vrapon kah Zoti i tij e ikėn nga armiku dhe nė derėn e Tij qėndron i kėrrusur me ballė tė pluhuro-sur nga dheu i pragut, e duke qarė para Tij thotė: “O Allah, mėshi­roje atė qė nuk ka mėshirues tjetėr pėrveē Teje; ndihmės tjetėr pėrveē Teje; strehues tjetėr pėrveē Teje; dhe kujdestar tjetėr pėrveē Teje! Ky ėshtė i gjori, i varfėri dhe lutėsi Yt. Ti je mbrojtėsi i tij dhe me Ty ėshtė lumturia e tij. S’ka kush qė e strehon dhe e shpėton veē Teje!”

Eja t’u bashkangjitemi veprave tė mira dhe shpėrbli-meve tė mėdha. Eja t’i shoqėrojmė besimtarėt e sjellshėm dhe tė mo­ralshėm le tė jemi syēelė e mos tė ēalojmė pasi tė drej­to­hemi dhe mos tė humbasim pasi tė udhėzohemi.

Paqja, mėshira dhe bekimi i Allahut qoftė pėrherė me ju!

pregaditi: Stafi www.Riniaislame.com  Allahu xh.sh ju shperbleft