PENDOHU O ROB I ALLAHUT

Home
Parathenie
VĖSHTRIM NĖ RREZIKUN
KUSHTET E PENDIMIT
PENDIMI I MADH
PENDIMI I FSHIN TĖ KALUARAT
A MĖ FAL ALLAHU?
TEUBEJA E VRASĖSIT TĖ NJĖQIND VETAVE
SI TĖ VEPROJ KUR BĖJ GJYNAH
KEQBĖRĖSIT MĖ PENGOJNĖ
ATA MĖ KĖRCĖNOHEN!
GJYNAHET MA NGULFASIN JETĖN
A TĖ PRANOJ?
FETVA TĖ RĖNDĖSISHME PĖR TĖ PENDUARIT
PASTHENIE

SI TĖ VEPROJ KUR BĖJ GJYNAH?

Mund tė thuash: Nėse bėj ndonjė gjynah, si tė pen­do­hem nga ai menjėherė? A ka ndonjė punė qė duhet bė­rė pas teubes nė moment?

Pėrgjigjja ėshtė kjo: Pas braktisjes sė gjynahut, du­het tė bėhen dy gjėra:

E para: Pendimi me zemėr, vendosja pėr moskthim. Ky ėshtė rezultat i frikės ndaj Allahut.

E dyta: Aktivizimi i trupit me mirėsi tė ndryshme, nė mesin e tyre edhe me namazin e teubes, ndėrsa teksti i tij ėshtė si vijon:

Transmetohet nga Ebu Bekri (radijAllahu anhu), se ai ka thėnė:

“Kam dėgjuar Resulull-llahun alejhi selam duke thė­nė: “Ēdo njeri i cili bėn gjynah, pastaj ngrihet dhe pastrohet, fal (dy rekate) dhe kėrkon falje nga Allahu, Allahu atė do ta falė.” Pastaj lexoi kėtė ajet: “Ata tė cilėt, kur bėjnė ndonjė mėkat tė shėmtuar ose i bėjnė zullum vetvetes sė tyre, e pėrmendin Allahun dhe kėrkojnė falje pėr mėkatet e tyre. E kush i fal mėkatet pėrveē Allahut? E qė, duke e ditur, nuk vazhdojnė nė atė qė kanė punuar (nė tė keqen).” (Ali Imran 135)

 Hadithin e transmetojnė Es’habus-sunen

Ndėrsa nė disa transmetime tė tjera tė vėrteta ekzis­tojnė edhe disa veēori tė tjera tė namazit, tė cilat i fshijnė gjy­nahet. Kėtu, do t’i cekim shkurtimisht kėto veēori:

1) Nga Ukbe ibni Amiri transmetohet se ka thėnė: “I Dėrguari i Zotit ka thėnė: “Ēdonjėri qė merr abdest dhe e merr abdestin me pėrpikėri e pastaj i fal dy re­kate, i pėr-qendruar me zemrėn dhe fytyrėn e tij, atij do t’i bėhet borxh xheneti.”

Abdesti sjell shumė dobi, se me pėrpik­mė­ri­nė e marrjes sė abdestit dalin gjynahet nga gjymtyrėt e lagura sė bashku me ujin apo me pikėn e fundit tė ujit. Gjithashtu, nga mirėsitė e abdestit janė Bismil-lahi nė fillim dhe duatė pas mbarimit. Ato janė: “Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr veē Alla-hut, i vetėm ėshtė, nuk ka ortak dhe dėshmoj se Muham­me­di ėshtė rob dhe i Dėr­guar i Tij” Ose duanė: “O Allah, mė bė nga tė pen­duarit dhe mė bė nga tė pastėrtit.” Ose duanė: “Lav­dia tė qoftė Ty, o Allah, dhe duke tė Tė fa­lėnde­ruar dėshmoj se nuk ka zot tjetėr veē Teje. Kėrkoj fal­je prej Teje dhe pendohem tek Ti.” Kėto lutje, qė bėhen pas marrjes sė abdestit, kanė shpėrblim tė madh.

2) Ngrihet dhe fal dy rekate.

3) Pėrqendrohet me zemrėn dhe fytyrėn e tij nė atė namaz.

4) Tė mos hutohet.

5) Dhikrin dhe pėrlushmėrinė ndaj Allahut i bėn me respekt tė plotė.

6) Pastaj i kėrkon falje Allahut (i bėn istigfar)

Ndėrsa rezultati i saj ėshtė:

1) I falen gjynahet e bėra mė parė.

2) I bėhet borxh xheneti.

E dyta: Tė bėhen sa mė shumė vepra tė mira dhe sjell­je tė bukura. A ju kujtohet Umeri (radijAllahu anhu), kur e kuptoi gabimin e tij me Resulull-lla­hun nė pole­mi­kėn qė u zhvillua nė marrėveshjen e Hu­dejbisė, e pas saj tha: “Kam bėrė pastaj pėr kėtė gabim vepra tė mira (pėr shlyer­jen e gjynahut).”

Mendo pak nė shembullin qė ceket nė kėtė hadith tė vėrtetė: “Shembulli i atij qė bėn vepra tė kėqija e pastaj u kthehet veprave tė mira, ėshtė si shembulli i njė njeriu qė ka pasur njė mburojė (rrobė e hekurt qė vesh luftėtari) tė ngushtė, nga e cila gati ngulfatej, pastaj e ka bėrė njė vepėr tė mirė dhe i ėshtė ēliruar njė hallkė, pastaj e ka bėrė edhe njė tjetėr dhe i ėshtė ēliruar edhe njė hallkė. Kėshtu vazh­doi derisa ėshtė ēliruar nga mburoja.”

Transmeton Taberaniu

Veprat e mira e lirojnė njeriun nga burgu i gjynahe­ve dhe e nxjerrin nė botėn e gjerė tė pėrkushtimit.

Pėr ty, vėlla i dashur, po sjellim edhe kėtė tregim kėshillu-es:

Transmetohet nga Ibni Mes’udi, i cili ka thėnė: “Erdhi njė njeri te Muhammedi aleji selam dhe i tha: “O Resulull-llah, kam takuar njė grua nė njė kopsht dhe kam bėrė me tė ēmos, pėrveē marrėdhėnieve intime. E kam puthur dhe e kam pėrkėdhelur, por nuk kam bėrė diēka tjetėr. Ti mė dėno mua si tė duash.” Pejgamberi alejhi selam nuk i tha asgjė, atėherė njeriu shkoi. Umeri tha: “Allahu do t’ia mbulonte gjynahun, sikur ta mbulonte ky vetė.” Pejgam-beri e pėrcolli ate me shikim dhe tha: “Kthejeni tek unė.” E kthyen tek ai, e Pejgamberi recitoi: “Dhe fale namazin nė dy skajet e ditės, si dhe nė orėt e afėrta (me ditėn) tė natės. S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnė ato tė kėqijat. Kjo ėshtė kėshillė pėr ata qė pranojnė kėshillat.” (Hud: 114) Muadhi tha: (Sipas njė versioni tjetėr Umeri tha:) “O i Dėrguar i All-lla-hut, ajo ėshtė vetėm pėr tė apo edhe pėr tė gjithė njerėzit?” Ai i tha: “Jo, por pėr tė gjithė njerėzit.”

Transmeton Muslimi