PENDOHU O ROB I ALLAHUT

Home
Parathenie
VĖSHTRIM NĖ RREZIKUN
KUSHTET E PENDIMIT
PENDIMI I MADH
PENDIMI I FSHIN TĖ KALUARAT
A MĖ FAL ALLAHU?
TEUBEJA E VRASĖSIT TĖ NJĖQIND VETAVE
SI TĖ VEPROJ KUR BĖJ GJYNAH
KEQBĖRĖSIT MĖ PENGOJNĖ
ATA MĖ KĖRCĖNOHEN!
GJYNAHET MA NGULFASIN JETĖN
A TĖ PRANOJ?
FETVA TĖ RĖNDĖSISHME PĖR TĖ PENDUARIT
PASTHENIE

 

KUSHTET E PENDIMIT DHE PIKAT PLOTĖSUESE TĖ TIJ

Fjala teube (pendim) ėshtė fjalė e madhe, me kup­tim tė thellė e jo si mendon dikush: shprehje me gojė e pastaj vazh­dim nė gabime. Nėse e vrojtojmė ajetin kur’­­anor: “Kėr-kojeni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthe­huni) tek Ai.” (Hud:3), do tė shohim se teubeja ėsh­tė shtesė mbi istigfarin (kėrkimi i faljes).

Pasi ēėshtja ėshtė mjaft me rėndėsi dhe me pe­shė tė madhe, patjetėr duhet tė ketė kushte. Dijetarėt islamė kanė cekur disa kushte tė teubes, tė mbėsh­te­tura nė ajete dhe hadithe. Ato janė:

I pari: Braktisja e gjynahut menjėherė.

I dyti: Pendimi pėr gabimin e bėrė.

I treti: Zotimi se nuk e pėrsėrit mė.

I katėrti: Kthimi i hakut atyre qė dėmtoi ose kėrkimi i faljes.

Disa dijetarė shtojnė edhe disa pika plotėsuese pėr teuben e sinqertė, tė cilat do t’i citojmė sė bashku me disa shembuj:

E para: Lėnia e gjynahut tė jetė vetėm pėr Allahun, jo pėr ndonjė qėllim tjetėr, sikur pamundėsia pėr ta bėrė ose frika nga fjalėt e njerėzve.

Shembull: Nuk llogaritet i penduar ai qė i braktis gjy­na­het pėr pozitė ose autoritet, ose nga frika se mos po largohet nga vendi i punės.

Po ashtu, nuk llogaritet i penduar ai i cili i braktis gjy­na­het pėr ta ruajtur shėndetin dhe fuqinė e tij, sikur ai qė e lė zinan (prostitucionin) nga frika e sėmundjeve ngji­tėse ose pse ia dobėson trupin dhe kujtesėn.

Nuk llogaritet i penduar as ai qė e lė vjedhjen nga arsye­ja se nuk e ka gjetur hyrjen e shtėpisė, se nuk ka pa­sur mundėsi qė ta hapė arkėn, apo ka pasur frikė nga roj­tari a polici.

Gjithashtu, nuk ėshtė i penduar ai qė e lė marrjen e ryshfetit nga frika se mos dhėnėsi i tij ėshtė nga ndonjė sho­qa­tė qė lufton ryshfetin.

Nuk llogaritet i penduar kush e lė pirjen e alkoolit apo marrjen e drogės nga arsyeja se ka mbetur pa tė holla.

Po ashtu, nuk llogaritet se ėshtė penduar ai qė nuk ėsh­tė nė gjendje ta bėjė gjynahun nga ndonjė shkak jashtė dė­shirės sė tij. Shembull: Rrenacaku qė e kap ndo­njė sė­mun­dje qė ia merr gojėn; zinaqari qė e humb fuqinė pėr kontakt sek­sual; vjedhėsi qė humb duart nė ndonjė fat­ke­qėsi. Pra, personat e kėtillė patjetėr du­het ta pranojnė gjynahun me keqardhje dhe tė pen­dohen pėr tė. Gjithashtu, t’i shmangen krejtėsisht e pas­taj mos tė pėrmallohen apo tė dėshpė­ro­hen nėse u ikėn, prandaj edhe alejhi selami thotė: “Pendimi ėshtė teube.”

Trasmeton Ahmedi dhe Ibni Maxhe

Allahu e konsideron tė paaftin, tė cilit i bie ndėr mend tė bėjė njė gjy­nah, njėjtė si bėrėsin e gjynahut. E ja seē tha Muhammedi alejhi selam: “Kjo botė ėshtė pėr katėr persona: Njė rob tė cilin e furnizon Allahu me pasuri dhe dituri, e ai nėpėrmjet tyre ia ka frikėn Zotit, nga ato u ndan tė afėrmve dhe e di se edhe Allahu ka nė to hak, ky ėshtė nė pozitėn mė tė nderuar. Dhe njė rob tė cilin Allahu e ka furnizuar me dituri, por jo edhe me pasuri, e ai thotė me sinqeritet: “Sikur tė kisha pasuri, do tė veproja siē vepron filani.” Sipas kė­tij qėllimi, edhe ky ka shpėrblimin e njėjtė me tė parin. Dhe njė rob tė cilin Allahu e ka fur­ni­zuar me pasuri, por jo edhe me dituri, e ky e keqpėrdor pasurinė e vet pa dituri. Krahas pasurisė nuk ia ka frikėn Allahut, nuk u ndan tė afėrmve dhe nuk e di se edhe Allahu ka nė to hak. Ky ėshtė nė pozitėn mė tė poshtėr. Dhe njė rob tė cilin Allahu nuk e furnizoi as me dije as me pasuri, e ai thotė: “Sikur tė kisha pasuri, do tė veproja siē vepron filani.” Sipas qėllimit, edhe ky e ka dėnimin e njėjtė me tė fundit.”

Transmeton Ahmedi dhe Tirmi­dh­i­u

E dyta: Ta ndiejė tė keqen e gjynahut dhe dėmin e tij. Kjo do tė thotė se pendimi i vėrtetė nuk mund tė je­tė krahas ndjenjės sė kėnaqėsisė dhe gėzimit kur i kuj­ton gjynahet e kaluara, ose kur lakmon kthimin e tyre nė tė ardhmen. Ibni Kajjimi nė dy librat e tij “Ed-dau ved-devau” dhe “El-fevaid” ka cekur dėmet e shumta qė sjellin gjynahet. Prej tyre ja­nė: mosarritja deri te di­turia, egėrsimi i zemrės, vėshtir­ė­simi i ēėshtjeve, do­bė­simi i trupit, humbja e respek-tit, largimi i bereqetit, pakėsimi i suksesit, ngushtimi i shpir-tit, lindja e prob­­le­meve, adaptimi nė gjynahe, mosrespekti ndaj Allahut, mosrespekti ndaj njerėzve, mallkimi i kaf­shė­ve ndaj tij, veshja e petkut tė nėnēmimit, vulosja e zemrės, hyrja nė mallkim, mospranimi i duave, shtimi i turbu­lli­rave nė tokė dhe nė det, zhdukja e xhelozisė, humbja e turpit, ndėrprerja e nimeteve, ardhja e dėnimit, trishtimi i zemrės sė gjynahqarit, mbetja nė robėri tė shejtanit, pėrfundimi i keq nė kėtė botė dhe dėnimi i dhembshėm nė botėn tjetėr.

Njohja e pasojave tė rėnda qė sjellin gjynahet e dety-ron besimtarin tė largohet nga gjynahet nė tėrėsi. Disa nje­rėz kalojnė prej njė gjynahu nė njė gjynah tjetėr pėr disa shkaqe. Ndėr to janė:

1) beson se dėmet e gjynahut tjetėr janė mė tė lehta;

2) shpirti i anon mė tepėr, kurse epshi e nxit;

3) rrethanat e kėtij gjynahu janė mė tė volitshme, pėr­kundėr tė tjerave, tė cilat kėrkojnė mė tepėr pėrgatit­je dhe kush­tet nuk i kanė tė gatshme dhe tė plota;

4) shoqėria e tij ende shkon pas gjynaheve, prandaj atij i vjen vėshtirė tė ndahet prej tyre;

5) nganjėherė personit gjynahu i sjell autoritet dhe po­zi­tė nė shoqėri dhe i vjen vėshtirė qė ta humbė kėtė po­zitė, prandaj edhe vazhdon nė kėtė gjynah, mu si disa qeveritarė tė cilėt bien pre e sherrit dhe e fesatit. Prej tyre ishte edhe Ebu Nuvasi, i cili, kur u kėshillua dhe u qortua pėr kėmbė-nguljen nė gjynahe prej Ebul Atahijjes, poetit fetar, tha:

A mendon, o Atahijje,

unė t’i lė kėto zbavitje?

Ta shkatėrroj me adhurime

unė nė popull pozitėn time?

E treta: Ta shpejtojė njeriu teuben e mos ta vo­no­jė, sepse vonimi i saj nė thelb ėshtė gjynah qė kėr­kon teube tė sėrishme.

E katėrta: Tė frikėsohet se mos teubeja e tij ėshtė e mangėt dhe mos tė garantohet se i ėshtė pranuar e pas­­taj t’i mbėshtetet vetes dhe tė sigurohet nga ndėsh­kimi i Allahut.

E pesta: Ta kompensojė atė qė i ka kaluar nga haku i Allahut, pėr shembull, nxjerrja e zekatit qė nuk e jepte mė parė, sepse zekati ėshtė hak (e drejtė) e tė varfėrit.

E gjashta: Ta braktisė vendin e gjynahut, nėse prania atje e fut nė gjynah.

E shtata: Ta braktisė atė qė i ndihmoi nė gjynah (kjo pikė dhe ajo mė parė janė urtėsi tė hadithit “vra­sė­si i njėqin­dė­ve”, i cili do tė ceket mė vonė).

 

 

 

Allahu thotė:

“Atė ditė shokėt e ngushtė do tė jenė armiq tė njėri-tjetrit, pėrveē atyre qė ishin tė sinqertė nė miqėsi.” (Zuhruf: 67)

Bashkėpunėtorėt nė tė keqe do tė mallkojnė njėri-tjet­rin Ditėn e Gjykimit. Andaj ėshtė detyrė jotja, o i pen­duar, tė lar­gohesh nga ata dhe t’i shkėpusėsh tė gjitha lidh­jet, tė kesh kujdes nga ata, nėse nuk ke mundėsi t’i thė­rrasėsh nė rrugėn e shpėtimit. Gjithashtu, ruaju mos tė tė tėrheqė shejtani dhe ta zbukuron kthimin te ta nėpėrmjet thirrjes tėnde nė rrugėn e shpėtimit, kur ti e di se je i dobėt dhe nuk mund t’u rezistosh.

Kemi shumė raste ku disa persona janė kthyer pėrsėri nė gjy­nahe duke i pėrtėrirė lidhjet me shokėt e mė­parshėm.

E teta: Shmangia e gjėrave tė ndaluara, si p.sh.: pijet alkoolike, veglat muzikore, fotografitė dhe filmat e shfrenu-ar (porno­grafikė), tregimet erotike dhe statujat. Ato duhen thyer, shmangur ose djegur.

Ėshtė e domosdoshme zhveshja e tė gjitha rrobave tė xhahilijjetit nga i penduari nė prag tė marrjes sė qėn­drimit islam. Sa prej rasteve kemi qė janė bėrė shkak kėto rroba qė tė penduarit tė kthehen nga pendimi i sin­qer­tė dhe ta shtrem­bė­rojnė rrugėn e tyre pas udhė­zi­mit. Lusim Allahun tė na forcojė!

E nėnta: Tė zgjedhė shokė tė mirė, tė cilėt do t’i ndih­mojnė pėr t’i zėvendėsuar tė kėqijtė. Gjithashtu, duhet tė ma­rrė pje­sė nė tubimet ku pėrmendet Allahu dhe zhvi­llohet dija, nė mėnyrė qė ta mbushė kohėn me gjėrat qė i sjellin dobi e mos tė gjejė vend shejtani pėr t’ia pėr­kuj­tuar tė kaluarėn.

E dhjeta: Ta pastrojė trupin e tij, tė cilin e ka mbaj­tur me fitim tė palejueshėm, dhe ta shpenzojė fuqinė e tij duke e respektuar Allahun.

E njėmbėdhjeta: Ta bėjė teuben para gargarės (pa­ra se t’i vijė fryma nė fyt) dhe para se tė lindė Dielli nga perėndi­mi. “Gargara” ėshtė zėri qė del nga fyti me rastin e daljes sė shpirtit. Qėllimi parėsor ėshtė qė teubeja tė bėhet para se tė ndodhė kijameti i vogėl (vdekja) dhe ki­ja­meti i madh (shkatėrrimi i botės), duke pasur pėr argument fjalėn e Pejgam­berit alejhi selam: Kush pendohet para gargarės, Allahu ia pranon teuben.” Dhe: Kush pendohet para se tė lindė Dielli nga perėndimi, Allahu ia pranon pen­dimin.”

Transmeton Muslimi