PENDOHU O ROB I ALLAHUT

A TĖ PRANOJ?
Home
Parathenie
VĖSHTRIM NĖ RREZIKUN
KUSHTET E PENDIMIT
PENDIMI I MADH
PENDIMI I FSHIN TĖ KALUARAT
A MĖ FAL ALLAHU?
TEUBEJA E VRASĖSIT TĖ NJĖQIND VETAVE
SI TĖ VEPROJ KUR BĖJ GJYNAH
KEQBĖRĖSIT MĖ PENGOJNĖ
ATA MĖ KĖRCĖNOHEN!
GJYNAHET MA NGULFASIN JETĖN
A TĖ PRANOJ?
FETVA TĖ RĖNDĖSISHME PĖR TĖ PENDUARIT
PASTHENIE

A TĖ PRANOJ?

Njė njeri me zė tė pikėlluar pyet: “Dėshiroj tė pen­dohem, por a duhet patjetėr tė shkoj nė vend tė cak­tuar dhe tė pranoj gjynahet? A ėshtė prej kush­te­ve tė teubes tė pranoj para gjykatėsit atė qė kam bėrė dhe tė kėrkoj ekze-kutimin e dėnimit?

Ēfarė kuptimi ka rasti qė kam lexuar pak mė parė mbi teuben e Maizit dhe Gamidijes dhe rasti i njeriut qė zbavitet me gruan nė kopsht?”

Tė themi ty, o vėlla i dashur, se lidhja e robit me Zo­tin e tij pa kurrfarė ndėrmjetėsimi ėshtė prej veēorive tė kėtij be­simi tė madh, me tė cilin ėshtė i kėnaqur Allahu. Nė Kur’­­an thuhet: “E kur robėrit e mi tė pyesin pėr Mua, Unė jam afėr, i pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet.” (Bekare: 186)

Nėse jemi tė bindur se teube­ja i bėhet vetėm Allahut, atėherė edhe pranimi bėhet vetėm prej Allahut. Nė duanė e sejjidul-istigfarit thuhet: “I pranoj dhuntitė e Tua ndaj me­je dhe i pra­noj gjynahet qė kam bėrė.”

Ne nuk jemi si tė krishterėt, pėr atė e falėnderojmė Allahun. Atyre prifti ua fal gabimet nėse ulen nė ulėsen e pra­nimit tė gabimeve. Por, Allahu nė Kur’an thotė: “A nuk e dinė ata se Allahu ėshtė Ai qė pra­non pendimin prej robėrve tė vet?” (Teube: 104), prej robėrve, pra, por pa kurr­farė ndėrmjetėsuesi.

Sa i pėrket ekzekutimit tė dėnimeve, pėrderisa nuk ka arri­­tur akuza tek imami apo gjykatėsi, nuk je i de­tyruar tė shkosh dhe ta pranosh. Ai, tė cilit Allahu ia ka mbuluar gjyna­het, nuk ėshtė keq nėse e mbulon vet­ve­ten. Do t’i mjaf­tonte teubeja si dėshmitar mes tij dhe Allahut. Nga em­rat e Allahut tė Madhė­ri­shėm ėshtė “Es-Sit-tir” (Mbu­lues), prandaj, edhe Ai e do mbulimin e gjynaheve tė robėrve tė Tij.

Ndėrsa sa i pėrket sahabėve, si Maizi dhe gruaja qė kanė bėrė zina dhe njeriu qė ėshtė zbavitur me gruan nė kopsht, ata (Allahu qoftė i kėnaqur me ta) kanė bė­rė njė vepėr (kur e pranuan gabimin) qė nuk kanė qe­nė tė detyruar. Ata e kanė bėrė nga dėshira pėr t’u pas­truer, pasi Pejgamberi alejhi selam, kur i erdhi Maizi dhe gruaja, nė fillim i refu­zoi. Gjithashtu fjala e Umerit pėr njeriun qė ėshtė zbavitur me njė femėr nė kopsht: “Allahu do t’ia mbulonte gjynahun sikur ky ta mbulonte vetė”, ndėrsa Pejgamberi alejhi selam heshti me pohim.

Prandaj, nuk ėshtė nevoja tė shkohet nė gjyq dhe tė bė­het pranimi, nėse Allahu ia ka mbuluar gjynahet. Po ashtu, nuk ka pse tė shkohet te imami i xhamisė dhe tė kėrkohet ekzekutimi i dėnimit, e as kėrkimi nga ndonjė shok pėr ta shko­pėzuar nė shtėpi, siē mendojnė disa.

Kėshtu del nė shesh qėndrimi i neveritshėm i disa tė paditurve ndaj tė penduarve, siē ėshtė rasti qė vijon:

Njė gjynahqare shkon te njė imam i paditur nė njė xhami. Pranon para tij gjynahet qė ka bėrė dhe kėrkon prej tij zgji­dh­jen. Ky imam i thotė: “Patjetėr duhet tė shkosh njėherė nė gjyq, ta vėrtetosh pranimin sipas she­riatit dhe tė ekzeku­to­het dėnimi e pastaj tė shikohet ēėshtja jote.” E gjora, kur e pa se nuk mund ta zbatojė fjalėn e tij, ia ktheu shpinėn teubes dhe u kthye nė gjendjen e mėparshme.

Shfrytėzoj kėtė rast qė tė bėj njė apel tė rėndė­si­shėm: O ju muslimanė, njohja e vendimeve tė fesė ėsh­tė amanet, gji­thashtu kėrkimi i tyre nga burimet e sakta ėshtė amanet. An­daj edhe Allahu thotė:

“Pyetni pra dijetarėt, nėse nuk dini.” (Nahl 43)

E nė njė ajet tje­tėr thotė:

“Ai ėshtė Mėshiruesi. Pėr Tė pyete ndo­njė shumė tė dijshėm.” (Furkan 59)

Ēdo vaiz nuk ėshtė nė gjendje dhe nuk na takon ta pye­sim pėr fetva. Nuk na takon tė pyesim ēdo imam xhamie apo muezin pėr vendimet e sheriatit nė ēėshtjet e njerėzve. As ēdo poeti apo prozatori nuk i takon t’i inter­pretojė fetvatė. Besimtari ėshtė pėrgjegjės prej kujt i merr ato, sepse janė pjesė e ibadetit. Edhe vetė i Dėrguari alejhi selam ka pasur frikė pėr umetin nga imamėt qė ēojnė nė dalalet. Njė­ri nga se­lefi (muslimanėt e parė) ka thėnė: “Vėrtet kjo di­turi (marrja e fetvave) ėshtė fe. Shikoni me kujdes prej kujt po e merrni fenė tuaj.” Adhurues tė Allahut, hapni sytė dhe kini kujdes nga kėto rrėshqitje. Kėrkoni ata qė janė dije­tarė pėr atė qė nuk kuptoni, e Allahu do t’ju ndihmojė.