PENDOHU O ROB I ALLAHUT

Home
Parathenie
VĖSHTRIM NĖ RREZIKUN
KUSHTET E PENDIMIT
PENDIMI I MADH
PENDIMI I FSHIN TĖ KALUARAT
A MĖ FAL ALLAHU?
TEUBEJA E VRASĖSIT TĖ NJĖQIND VETAVE
SI TĖ VEPROJ KUR BĖJ GJYNAH
KEQBĖRĖSIT MĖ PENGOJNĖ
ATA MĖ KĖRCĖNOHEN!
GJYNAHET MA NGULFASIN JETĖN
A TĖ PRANOJ?
FETVA TĖ RĖNDĖSISHME PĖR TĖ PENDUARIT
PASTHENIE

VĖSHTRIM NĖ RREZIKUN E ASGJĖSIMIT TĖ GJYNAHEVE

Dije, Allahu tė mėshiroftė, se kur Allahu i Ma­dhė­ruar urdhėroi robėrit e Tij qė t’i pendohen, e bėri kusht qė teu­be-ja tė jetė e sinqertė dhe tha:

“O ju qė keni besuar, pendohuni tek Allahu me njė pendim tė sinqertė!” (Tahrim: 8)

Allahu na dha afat pėr t’u penduar para se tė fi­llojnė tė regjistrojnė Kiramun Katibin (Melekėt e regjis­t­rimit). Pėr kėtė Muhammedi alejhi selam tha: “Me­le­ku qė qėndron nė anėn e majtė pėr besimtarin gabim­tar ngre lapsin (nuk re­gjistron) gjashtė orė. Nėse pen­dohet dhe i kėrkon falje Alla-hut, e lėshon lapsin, e nėse jo, i regjistrohet njė gabim.”

Transmeton Taberaniu dhe Bejhekiu

Por Allahu na jep edhe njė afat pas regjistrimit, afat qė zgjat deri para momentit tė vdekjes.

Ėshtė fatkeqėsi qė shumica e njerėzve nuk shpre­soj­nė tek Allahu dhe as qė dėshirojnė tė jenė tė nder­shėm, andaj edhe i bėjnė gjynah Allahut ditė e natė. Njė grup tjetėr ėshtė zėnė me asgjėsimin e gjynaheve. Tė tillėt i sheh tek i asgjėsojnė disa gjynahe tė vogla, duke thėnė pėr shembull: “Ē’dėmton njė shikim apo njė pėrshėndetje me njė femėr tė huaj?!” Ata zbaviten duke shikuar lakuriqėsi nė­pėr revista dhe fil­ma, saqė disa prej tyre, pasi kup­toj­nė se njė ēėshtje ėshtė haram, pyesin pa u brengosur fare: “Sa tė kėqija ka nė tė? A ėshtė gabim i madh apo i vogėl?” Nėse vėrtet e ke vėrejtur njė gjendje tė tillė, atėherė kra­haso kėtė gjendje dhe dy urtė­sitė vijuese tė shėnuara nė “Sahihun” e Imam Buhariut, Allahu e mėshiroftė:

1) Transmetohet se Enesi (radijAllahu anhu) ka thė­nė: “Ju jeni duke bėrė disa punė qė nė shikimin tuaj ja­nė mė tė imta se qimja, kurse ne, nė kohėn e Pej­gam­berit alejhi selam, i kemi llogaritur se janė shk­a­tėrruese.”

2) Transmetohet se Abdull-llah ibni Mes’udi (radij­Allahu anhu) ka thėnė: “Besimtari i sheh gabimet e ve­­ta sikur tė jetė ulur nėn njė bjeshkė, nga e cila ka fri­kė se mos po i bie mbi kokė, ndėrsa gjynahqari i sheh gabimet e veta sikur njė mizė, e cila kalon kah hun­da e tij, e ai e tremb (me dorėn e tij) dhe e largon.”

A thua kėta gjynahqarė e vėrejnė rrezikun e ēėshtjes nė fjalė kur lexojnė hadithin e Muhammedit aljehise­lam “Mjerė ju nėse i asgjėsoni gjynahet! Ai qė i asgjėson gjynahet ėshtė si shembulli i njė grup njerėzish tė cilėt (gjatė rrugės) zbre­sin nė njė luginė. Ēdonjėri prej tyre sjell nga njė krande, de­risa grumbullojnė aq sa mund ta pjekin bukėn e tyre. Nėse njė person merret me agjė­si­min e gjynaheve ato pady-shim do ta shkatėrrojnė atė”. Sipas njė transmetimi tjetėr: “Mjerė ju nėse i asgjė­­soni gjynahet! Ashtu ato do t’i grumb-u­llohen per­so­nit dhe do ta shkatėrrojnė atė.”

Transmeton Ahmedi

Dijetarėt kanė theksuar se gjynahu i vogėl vjen nga pakėsimi i turpit, mosbrengosja, mosfrika ndaj Allahut dhe asgjėsimi i vetė gjynahut, kėshtu qė i bashkangjitet gjy­nahut tė madh dhe ngrihet nė shkallėn e tij. Dijetarėt kanė thė­nė: “Gjynahu i vogėl nuk trajtohet si i vogėl nėse pėrsė­ri­tet, kurse gjynahu i madh nuk traj­tohet si i madh nėse kėr­kohet falje (istigfar).” Kujt ėshtė nė kėtė gjendje i themi: Mos shiko nė peshėn e gjynahut, por shiko kujt po i bėn gjynah.

Nga kėto fjalė me siguri do tė kenė dobi tė sinqerta, insha­Allah, ata qė i ndiejnė tė metat dhe gabimet shpirtėri-sht, e jo ata qė janė shfrenuar nė marrė­zitė e tyre dhe janė kėmbėngulės nė gabime.

Kėto fjalė janė pėr ata qė u besojnė Fjalėve tė Allahut:

“Njoftoji robėrit e Mi se, vėrtet, Unė jam Ai qė fal shu­mė dhe jam Mėshirues i madh. Po njoftoji se dė­nimi Im ėshtė dėnim i dhimbshėm.”

(Hixhr:49-50)